Pamje nga përmbytjet masive në Kherson. Vazhdojnë evakuimet e banorëve / FOTO

Pamje nga përmbytjet masive në Kherson. Vazhdojnë evakuimet e banorëve / FOTO

Rreth 1,548 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura të kontrolluara nga Ukraina të rajonit Kherson deri më tani. Mijëra janë evakuuar, ndërkohë që ekziston frika për një katastrofë ekologjike pas shpërthimit të digës Nova Kakhovka.

Sipas autoriteteve, 20 vendbanime në bregun perëndimor të lumit Dnipro dhe më shumë se 1900 shtëpi u përmbytën në rajonin Kherson. Operacioni për të shpëtuar njerëzit ka përfshirë 1700 punëtorë, 300 pajisje dhe 33 anije.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës, pa dhënë prova konkrete. Nuk është ende e qartë nëse diga është sulmuar qëllimisht.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithatë, tha se Rusia mban “përgjegjësi penale” dhe prokurorët ukrainas po hetojnë incidentin e digës si një rast “ekocidi”.

Shqetësimet tani po kthehen në rreziqe për jetën e egër, tokat bujqësore, vendbanimet dhe furnizimet me ujë si pasojë e përmbytjeve dhe ndotjes nga kimikatet industriale dhe nafta që derdhet nga hidrocentrali në lumin Dnipro.

/Motilokal.com