Kaq deputetë votuan pro Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna"

Kaq deputetë votuan pro Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna"

Më 65 vota pro, sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, ka bërë të ditur ministri i Mjedisit Liburn Aliu.

Ministri Aliu përmes një statusi në Facebook ka thënë se rekomandimet dhe zhvillimet e propozuara do të ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e kësaj zone, si një nga pasuritë më të çmuara natyrore që ka Kosova.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor, ka përfunduar procesin e hartimit të Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Një proces transparent, gjatë të cilit janë organizuar një mori takimesh me pjesëmarrës të fushave, profesioneve dhe strukturave të ndryshme, bashkëpunimi i cili ka rezultuar në takimet me Grupin Punues Ndërministror, si dhe me anëtarë të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast kemi arritur që të përfundojmë këtë dokument shumë të rëndësishëm për Parkun tonë Kombëtar”, ka deklaruar Aliu.

Qëllimet kryesore të planit të parkut kombëtar:

  • Reduktimi i veprimeve abuzuese me mjedisin;
  • Mbrojtja e vlerave të natyrës;
  • Përfshirja në sistem e të gjitha ndërtimeve të deritashme dhe ndërtimeve të reja;
  • Forcimi i rolit të komunave që marrin pjesë në Park; si dhe
  • Zhvillimi i turizmit në përgjithësi me theks të veçantë të turizmit rural.


Motilokal.com