Ky shtet do të mbajë samitin e parë për Inteligjencën Artificiale

Ky shtet do të mbajë samitin e parë për Inteligjencën Artificiale

Britania do të mbajë samitin e parë në botë të sigurisë së Inteligjencës Artificiale (IA) gjatë këtij viti.

“Inteligjenca Artificiale ka një fuqi të jashtëzakonshme për të transformuar jetën tonë për mirë.

Por ne duhet të sigurohemi që do të zhvillohet dhe përdoret në siguri të plotë”, tha Sunak në margjinat e vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, ku pritet të takohet sot me presidentin amerikan.

“Gjatë historisë ne nuk kemi reshtur së krijuari teknologji të reja revolucionare që i kemi përdorur për të mirën e njerëzimit. Kjo është ajo që duhet të bëjmë përsëri ”, shtoi ai.

Samiti pritet të mbahet vjeshtën e ardhshme dhe të bashkojë “vendet me të njëjtin mendim” për të hedhur bazat për një marrëveshje, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik.

Biden dhe Sunak, të cilët do të takohen sot për herë të katërt në 4 muaj, do të punojnë për të koordinuar qasjet e tyre ndaj teknologjive kritike dhe në zhvillim me qëllim të forcimit të sigurisë së tyre ekonomike, thanë zyrtarët britanikë dhe amerikanë.

Sunak planifikon të zhvillojë bisedime me Biden në lidhje me marrëdhëniet MB-SHBA dhe mënyrat se si të dy vendet mund të punojnë së bashku për të forcuar ekonomitë e tyre dhe për të çimentuar “udhëheqjen e tyre të përbashkët në teknologjitë e së ardhmes”, vuri në dukje gjithashtu qeveria britanike

Samiti do të shqyrtojë rreziqet e inteligjencës artificiale dhe do të diskutojë se si ato mund të zbuten përmes veprimeve të koordinuara ndërkombëtarisht, tha qeveria britanike në një deklaratë, e cila nuk specifikoi një datë.

/Motilokal.com