Ju që keni planifikuar fundjavën jashtë shtëpisë, ky do të jetë moti për fundjavë në Shqipëri

Ju që keni planifikuar fundjavën jashtë shtëpisë, ky do të jetë moti për fundjavë në Shqipëri

Shqipëria gjatë ditës së premte dhe fundjavës pritet të jetë nën ndikimin e kushteve kryesisht të ndryshueshme dhe jostabile atmosferike.

Moti të premten parashikohet me kthjellime dhe vranësira e reshje lokale shiu kryesisht paradite. Vende-vende gjatë pasdites reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në zonat malore parashihet prezencë e mjegullës.

Të shtunën parashihet të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë pasdites parashihen rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime rrufesh.

E diela pritet të mbajë me mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët.

/Motilokal.com