Ju që keni planifikuar fundjavën jashtë shtëpisë, ky do të jetë moti për fundjavë në Maqedoni

Ju që keni planifikuar fundjavën jashtë shtëpisë, ky do të jetë moti për fundjavë në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë paradite me diell e vranësira të ulëta deri mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët veriore dhe lindore do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike, erë të fortë dhe shfaqje të izoluar breshri.

Dita e shtunë nis me diell e vranësira të ulëta deri mesatare, pasdite jostabile me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie me reshje të forta shiu dhe breshër.

E diela pritet të mbajë paradite me diell e vranësira të ulëta deri mesatare, pasdite jostabile me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie me reshje të forta shiu dhe breshër.

/Motilokal.com