'Oh my God': Momenti kur peshkaqeni kap një pushues rus në Egjipt/ VIDEO

'Oh my God': Momenti kur peshkaqeni kap një pushues rus në Egjipt/ VIDEO

Momentet dramatike në të cilat një pushues, në resortin Hurghada në Egjipt, lufton për t’i shpëtuar nofullave të një peshkaqeni, i cili e sulmon në një distancë të shkurtër nga bregu, është regjistruar në një pamje që po qarkullon orët e fundit në internet.

Ndërkohë, me rastin e pranisë së pushuesve rusë në zonë, Konsullata e Përgjithshme e Rusisë u kërkoi atyre me anë të një mesazhi në Telegram, që të tregojnë kujdes të veçantë kur ndodhen në det dhe “të respektojnë me përpikëri ndalesat e vendosura nga autoritetet egjiptiane dhe respektojnë rreptësisht sinjalet e stafit të hotelit dhe rojës bregdetare përpara se të zhyten.”

Pak orë më vonë, Ministria e Jashtme ruse konfirmoi se pushuesi i vrarë nga sulmi i peshkaqenit ishte një shtetas rus i lindur në vitin 1999.

/Motilokal.com