Kjo veturë e vogël, është aq e bukur për të kaluar kohë në plazh

Kjo veturë e vogël, është aq e bukur për të kaluar kohë në plazh

Kemi hyrë në kohën e verës, kohën e pushimeve dhe shkuarja në plazh me një veturë të vogël e të bukur do të ishte diçka e paharrueshme për pushime perfekte.

Në Angli do të prezantohet këtë javë Mini Mojito, një model i ri që pretendon të kthehet në simbol i vërtetë në zonat e plazhit.

Krijuesi i kësaj veture është Crayford, një ndërmarrje karrocerie britanike që ka rreth 60 vite histori dhe që është bërë i famshëm në të kaluarën për përshtatjet e versioneve të Mini, Rover, Lotus apo Mercedes-Benz.

Mini Mojito nuk ka dyer, ndërsa çatia mund të montohet nëse e shihni të arsyeshme.

Sigurisht që motori i kësaj veture është elektrik, por Crayford nuk ka dhënë detajet teknike të tij.

Kjo veturë e jashtëzakonshme është gati të ripërcaktojë konceptin e transportit bregdetar.

/Motilokal.com