Ju që keni planifikuar fundjavën jashtë shtëpisë, ky do të jetë moti për fundjavë në Zvicër

Ju që keni planifikuar fundjavën jashtë shtëpisë, ky do të jetë moti për fundjavë në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë kryesisht i kthjellët e diell. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 18 deri në 26 °C. E diela do të mbajë kryesisht me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 19 deri në 27 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë me kthjellime e diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 16 deri në 25 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me re e riga shiu në mëngjes, pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 25 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 19 °C. Moti të dielën parashihet pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 23 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 17 deri në 21 °C. Ndërkaq, të dielën pritet mot pothuajse i kthjellët dhe pjesërisht me re e riga shiu, ku temperaturat do të sillen nga 18 deri në 26 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 19 deri në 22. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 18 deri në 24 °C

/Motilokal.com