Ky është moti për nesër në Shqipëri

Ky është moti për nesër në Shqipëri

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike edhe javën që presim.

Moti gjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash, që do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.

Të hënën pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu.

Ditën e martë do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, të shoqëruar me bubullima dhe rrufe.

E mërkura parashikohet me mot të ndryshueshëm, vranësira, diell dhe reshje të dendura shiu.

/Motilokal.com