Ky është moti për nesër në Kosovë

Ky është moti për nesër në Kosovë

Moti për javën që presim në Kosovë parashikohet të jetë kryesisht i paqëndrueshëm, me diell, shi, bubullima dhe shkarkime rrufesh.

Gjatë këtyre ditëve parashihen reshje të dendura të shiut edhe në formën e rrebesheve me rrufe, dhe mundësi për breshër.  Reshje e dendura të shiut parashihen të shkaktojnë edhe vërshime apo përmbytje të shpejta.

E hëna do të mbajë mot me diell, vranësira, reshje shiu dhe bubullima.

Dita e marte do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe intervale me diell.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe rrebeshe shiu.

/Motilokal.com