Këto dy pije janë të shëndetshme si uji

Këto dy pije janë të shëndetshme si uji

Ekspertët rekomandojnë që të pijmë dy litra ujë në ditë. Por, kjo nuk do të thotë që uji është pija e vetme e shëndetshme.

Në fakt, disa studiues kanë zbuluar se ka edhe dy pije të tjera të shëndetshme sa uji.

Shkencëtarët e Harvardit thonë se kafeja dhe çaji janë pijet që i bëjnë mirë organizmit, por ato duhen konsumuar pa ëmbëltues.

Gjithashtu, duhen konsumuar me masë, pasi ta teprosh me to sjell probleme me zorrët, ankthin dhe pagjumësinë.

Kafja 

Kafja shpeshherë nuk cilësohej e mirë, por studimet tregojnë se mund të mbrojë kundër diabetit të tipit 2, sëmundjes së mëlçisë dhe ul shanset e sëmundjeve të zemrës.

Tri deri në pesë gota në ditë duket të jenë të shëndetshme, për sa kohë që ju nuk shtoni shumë krem dhe sheqer. Por nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, pyetni mjekun tuaj se sa duhet të pini. Nëse keni kolesterol të lartë, bëjeni kafenë tuaj me një filtër letre. Kështu hiqni qafe një substancë të quajtur cafestol që mund të rrisë kolesterolin LDL.

Çaji

Llojet e gjelbra, të zeza dhe të tjera janë plot me antioksidantë, të cilët mund t’ju mbrojnë nga disa lloje të kancerit, ishemisë, sëmundjeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut.

Nëse çaji ju pëlqen i nxehtë ose i ftohtë, llojet më të shëndetshme janë ato që përgatitni në shtëpi, pa sheqernat e shtuara që mund të ketë çaji në shishe.

/Motilokal.com