KRU “Hidrodrini” ka një njoftim në lidhje me ujin e pijshëm pas reshjeve të shiut

KRU “Hidrodrini” ka një njoftim në lidhje me ujin e pijshëm pas reshjeve të shiut

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se përkundër reshjeve të shiut dhe vërshimeve që kanë prekur disa zona të Kosovës, në zonat ku i mbulon kjo kompani nuk ka turbullira dhe uji është i pijshëm.

“Pas reshjeve atmosferike që kanë filluar mbrëmë në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit dhe pas paralajmërimeve Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHM) për javë që do karakterizohet nga reshje shiu, Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Hidrodrini' ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë. Deri më tash, situata në burime është e qetë, pa turbullira dhe uji mbetet i pijshëm”, ka njoftuar “Hidrodrini”.


Sipas njoftimi bëhet e ditur se kryeshefi ekzekutiv ing. Dri Cena ka udhëzuar ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve prevenuese dhe të kontrollit në terren dhe burime, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.

“Kimistja, Drejtori teknik, menaxherët e njësive respektive te zonës së mbulueshmërisë të KRU “Hidrodrini” sh.a. Pejë, obligohen të ngrisin shkallën e gatishmërisë prevenuese në terren”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se obligative edhe përcjellja e situatës dhe gjendjes me kapacitet të shtuar për sa i përket cilësisë dhe kualitetit të ujit në të gjitha burimet si dhe në rrjetin e ujësjellësit në komunat Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik. Ekipet mobile mbeten në terren. Për çdo ndryshim, konsumatorët do të njoftohen.


/Motilokal.com