Kaq lejlek u vrojtuan në Prizren/ FOTO

Kaq lejlek u vrojtuan në Prizren/ FOTO

Lejleku (Ciconia ciconia) shpend me gjatësi trupi 95 deri në 110 cm. Karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe pendët e fluturimit janë me ngjyrë të zezë. Karakterizohet nga ngjyra e kuqe e këmbëve dhe e sqepit.

Habitati dhe ushqimi

Jeton në zonat rurale dhe preferon si ushqim bretkosat, gjarpërinjtë, brejtësit, insektet dhe kafshë të tjera vertebrore dhe invertebrore që gjenden pranë lumenjve dhe liqeneve.

Folezimi, shtegtimi dhe dimërimi

Folezon në shtyllat e tensionit të lartë, oxhaqe, çati si dhe nëpër pemë afër zonave urbane. Lëshon 2 deri në 4 vezë, inkubon 1 herë në vit dhe të vegjlit çelin në periudhën prill-qershor. Është lloj shtegtues, i cili dimëron në Afrikën Subsahariane ndërsa në pranvere shtegton në muajt mars dhe në vjeshte në muajt gusht-shtator.

Fotografi dhe dokumentuesi i jetës së egër Liridon Shala ka arritur të fotografojë rreth 29 lejlek të bardhë në qytetin e Prizrenit.


/Motilokal.com