Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në periudhën janar-maj 2023, në stacionin meteorologjik aeronautik në ASHNA, janë regjistruar gjithsej 324.6 l/m2, sasi dukshëm mbi vlerat mesatare të periudhës.
Sipas ASHNA-s kjo ka ndikuar po ashtu që temperaturat për muajt prill dhe maj të jenë nën mesataret normale të periudhës.
ASHNA po ashtu ka njoftuar se në 5 ditët në vijim, moti do të karakterizohen me rrebeshe shiu të intensitetit të lartë kohë pas kohe, që mund të sjell edhe deri te vërshimet lokale dhe do të karakterizohet edhe me temperatura që do të sillen nga 12 deri në 20 °C dhe me erëra kryesisht veriore.
Më tej ASHNA njoftoi se përmirësim gradual i motit në vendin tonë dhe në rajon pritet nga mesi i javës së ardhshme.
/Motilokal.com
