Çiklisti britanik James Lowsley-Williams, i njohur ndryshe si Hank, vendosi të testonte se çfarë do të ndodhte nëse bënte 100 ulje-ngritje të njohura si squats në ditë.
Duke qenë fizikisht joaktiv për një kohë për shkak të Covid, James kishte nevojë për një sfidë për t'u rikthyer në formë. Ai e punoi të gjithë procesin në bashkëpunim me Global Cycling Network, në kanalin e tij në YouTube, duke regjistruat tërë përparimin e tij.
Ai donte të testonte nëse ulje-ngritjet kishin ndonjë efekt në performancën e tij në çiklizëm. Në total, ai bëri 3000 ulje-ngritje. Çdo ditë James duhej të bënte 100 ulje-ngritje duke përdorur një trap 10 kg.
Ai e kuptoi shpejt se diapazoni i plotë i lëvizjes që kërkohet për ulje-ngritje është mjaft sfidues. Tashmë në ditën e parë pas përsëritjes së pestë të ushtrimit, ai tha se do të pendohej për këtë eksperiment. Edhe pse ditët e para ishin sfiduese për shkak të dhimbjes së muskujve, James nuk donte të dorëzohej.
“Këmbët e mia nuk më dhembin aq keq sa katër ditët e para, por ato janë ende të lënduara dhe të ngurtësuara”, tha James një javë pas sfidës. Pas dy javësh, dhimbja u qetësua, por ai përsëri ndjente ngurtësi, veçanërisht kur lëvizte me biçikletë dhe në atë moment arriti në përfundimin se nuk kishte kaluar asnjë ditë pa dhimbje në muskuj.
Pas 30 ditësh dhe 3000 ulje-ngritje, James pa një përmirësim në forcën e tij në çiklizëm. Ai gjithashtu theksoi se gjumi kishte një ndikim të madh në atë se si ai ndihej dhe sa mirë ishte në gjendje të kryente ulje-ngritje dhe aktivitete të tjera të përditshme.
"Forca ime maksimale u përmirësua sepse u fokusova në stërvitjen e forcës dhe rezultatet treguan se qëndrueshmëria ime u ul sepse nuk kaloja kohë në biçikletë. Nëse ka një ekuilibër midis stërvitjes së forcës dhe çiklizmit, si forca ashtu edhe qëndrueshmëria mund të përmirësohen", tha James.
/Motilokal.com
