Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, hera-herës shtrëngata afatshkurtër. Temperaturat për ditën e mërkurë do të luhatën nga 22 deri në 23 °C.
Dita e enjte pritet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 20 °C.
Të mërkurën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, vranësira e reshje lokale shiu, pasdite parashihen rrebeshe. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së mërkurë do të luhatën nga 16 deri në 22 °C.
Dita enjte pritet të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu, reshjet priten të jenë në formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima dhe rrufe. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 16 deri në 19 °C.
Moti të mërkurën në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira, vende-vende jostabile me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima nga mesdita. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar breshri. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së mërkurë do të luhatën nga 18 deri në 24 °C.
E enjtja do të mbajë paradite me vranësira të pjesshme, nga mesdita do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie me reshje më të dendura shiu për një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m²), erë e fortë dhe me breshër. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët veriore të vendit. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 20 °C.
/Motilokal.com
