Kështu është vërshuar oborri i një shtëpie në Vushtrri pas reshjeve të shiut

Kështu është vërshuar oborri i një shtëpie në Vushtrri pas reshjeve të shiut

Reshjet e mëdha të shiut kanë vërshuar rrugët e qytetit dhe fshatrave në Vushtrri.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë ndodhur orëve të fundit, komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente.

Në njoftimin e komunës thuhet se “pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes, situata në teren nuk është aspak e mirë, sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena”.

Po ashtu, komuna ka kërkuar nga qytetarët, të cilët banojnë afër lumit Podranqa dhe Tërstena, që të përgatiten për evakuim.

Kujtojmë se edhe muaj më parë nga vërshimet Vushtrria ka qenë njëra ndër komunat më të prekura nga përmbytjet.

/Motilokal.com