Ëmbëlsirë e domosdoshme verore: Provoni një recetë për akullore me çokollatë me vetëm tre përbërës

Ëmbëlsirë e domosdoshme verore: Provoni një recetë për akullore me çokollatë me vetëm tre përbërës

Akullorja është një ëmbëlsirë e pazëvendësueshme gjatë ditëve të ngrohta të verës dhe me këtë recetë mund ta bëni vetë në shtëpi. Përveç faktit që ju nevojiten tre përbërës, është edhe shumë i lehtë për t'u përgatitur.

Përbërësit për këtë akullore janë:

200 mililitra qumësht i kondensuar i ëmbëlsuar;

Tri lugë kakao;

250 mililitra krem i ëmbël (shllag).

Përgatitja:

Përzieni kakaon dhe qumështin në një enë. Më pas rrihni ajkën e ëmbël në një enë tjetër. Kur të keni një krem pana të fortë, shtoni përzierjen e qumështit të kondensuar dhe kakaos. Përziejini butësisht dhe vendoseni në frigorifer për të paktën gjashtë orë.

Nëse nuk keni qumësht të kondensuar, mund ta bëni në shtëpi duke zier një litër qumësht në temperaturë mesatare. Është e nevojshme të hiqni shkumën gjatë zierjes së qumështit. Kur qumështi të pakësohet, shtoni sheqer vanilje, një lugë çaji ekstrakt vanilje dhe rreth 150 gramë sheqer të imët. E trazojmë qumështin derisa të tretet sheqeri.

/Motilokal.com