Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri ka njoftuar se gjatë pasdites së sotme (e enjte, datë 15) dhe ditën e nesërme (e premte, datë 16) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në qendër dhe në jug të territorit.
Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave theksohet se në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
“Sot pasdite (e enjte, datë 15) dhe nesër (e premte, datë 16) priten reshje intensive në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
