Shqipëria gjatë ditës së premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Të shtunën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu në pjesën e parë të ditës dhe intervale me diell. Gjatë pasdites parashihet mot me diell dhe re. Në zonat bregdetare më shumë diell.
E diela pritet të mbajë me mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, mund të jetë ideale për plazh pas disa ditësh me shi.

/Motilokal.com
