Podujevë, kjo është situata e shkaktuar pas reshjeve të shiut/ FOTO

Podujevë, kjo është situata e shkaktuar pas reshjeve të shiut/ FOTO

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se gjendja e shkaktuar pas reshjeve të shiut në këtë qytet, është përkeqësuar.

Bulliqi përmes një postimi në Facebook, pak pas mesnatës, ka thënë se po punojnë me të gjitha kapacitetet për tejkalimin e kësaj situate.

“Jemi në terren për të përcjell nga afër situatën e cila orëve të fundit është përkeqësuar pas reshjeve të pandërprera të shiut. Po punojmë me të gjitha kapacitetet bashkë me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës si dhe kompanitë e kontraktuara për tejkalimin e kësaj situate”, ka shkruar ai.

Bulliqi ka apeluar qytetarët e kësaj komune që të bashkëpunojnë me institucionet.


/Motilokal.com