Shiu ‘bën kërdinë’ në Kuçovë/ VIDEO

Shiu ‘bën kërdinë’ në Kuçovë/ VIDEO

Gjatë ditës së sotme Shqipëria është përfshirë nga moti i ligë me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të Shqipërisë.

Reshjeve të dendura të shiut nuk i ka shpëtuar as Kuçova, ku më problematike situata paraqitet në hyrje të qytetit duke filluar nga “rreth-rrotullimi i Ullirit” e deri tek nëntë-katëshi dhe në lagjet: “Llukan Prifti”, “1 Maji”, “11 Janari” dhe “Tafil Skëndo”.

Përmbytjes nga shiu nuk i ka shpëtuar as nënstacioni elektrik që ndodhet në hyrje të qytetit të Kuçovës. Fakti që nënstacioni elektrik ndodhet nën ujë ka bërë ndalimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Kuçovës.

Pothuajse të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit. Shkak për këtë përmbytje që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Kuçovë janë bërë bllokimet e kanalizimeve. Edhe pse banorët kanë kërkuar disa herë marrjen e masave për zhbllokimin e kanalizimeve deri më sot nuk është bërë asgjë për mbajtjen e situatës nën kontroll dhe evitimin e përmbytjes së rrugëve.


/Motilokal.com