Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe reshje të lokale shiu.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë paradite me vranësira e reshje të lehta shiu, ndërsa pasdite me diell. Temperaturat do të lëvizin prej 15 deri në 21 °C. E diela parashihet me mot pothuajse të kthjellët. Temperatura pritet të luhaten nga 16 deri në 24 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 22 °C. E diela pritet të jetë paradite pothuajse i kthjellët, ndërsa pasdite pjesërisht me re, ku temperaturat do të sillen nga 17 deri në 27 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë kryesisht me diell e re. Temperatura do të luhaten nga 17 deri në 27 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me re e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 19 deri në 30 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë me kthjellime e diell, me temperatura nga 16 deri në 25 °C. Dita e diel do të mbajë mot me diell. Temperatura do të lëvizin prej 20 deri në 27 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë kryesisht me kthjellime e diell dhe re. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 18 deri në 26 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me re, në mbrëmje me vranësira e reshje shiu, ku temperaturat do të sillen nga 18 deri në 29 °C.
/Motilokal.com
