Moti të shtunën në Bazel do të mbajë kryesisht i kthjellët e diell. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 18 deri në 27 °C. E diela do të mbajë pjesërisht me re dhe ndonjë rigë shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 19 deri në 30 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 16 deri në 25 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 29 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 26 °C. Moti të dielën parashihet pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 29 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re e diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 18 deri në 26 °C. Ndërkaq, të dielën pritet mot pothuajse i kthjellët dhe pjesërisht me re e riga shiu, ku temperaturat do të sillen nga 19 deri në 27 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 19 deri në 25. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhaten nga 21 deri në 25 °C
/Motilokal.com
