Moti sot pasdite dhe mbrëmje

Moti sot pasdite dhe mbrëmje

Edhe gjatë ditës së sotme pritet të kemi mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe kthjellimet do të bëhen prezente kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashesrhme në pjesën më të madhe të vendit. Vende-vende mund të ketë shtrëngata afatshkurtra. Kjo situatë do të mbete prezente deri në orët e mbrëmjes më pas pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Temperatura pritet të jetë 24 °C në mesditë dhe 20 °C në mbrëmje.

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu. Gjatë pasdites parashihen intervale me diell, ndërsa reshjet pritet të pushojnë. Temperatura në mesditë do të jetë 18 °C, kurse në mbrëmje 15 °C.

Moti sot në Maqedoni do të mbajë kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Reshjet parashihen në pjesët lindore ku do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të përcjellë me bubullima. Temperaturat sot në Maqedoni do të jetë në mesditë 21 °C, ndërsa në mbrëmje 18 °C.

Ditë më shumë diell pritet nga dita e nesërme, por surprizat e motit nuk do të mungojnë.

/Motilokal.com