SHBA padit faqen më të madhe në botë të kriptove, Binance

SHBA padit faqen më të madhe në botë të kriptove, Binance

Rregullatorët amerikanë paditën dje faqen e tregtimit të kriptomonedhave Binance dhe CEO-n e saj, Changpeng Zhao, pasi dyshohet se kanë operuar një “rrjet gënjeshtrash”.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC), paraqiti një ankesë në gjykatën federale në Uashington dhe përfshiu 13 akuza kundër Binance, Zhao dhe shkëmbimit të kriptomonedhave në SHBA, i cili deklarohet të jetë i pavarur.

SEC pretendoi se Binance krijoi vëllim tregtar artificial, përdori paratë e klientëve pa leje dhe nuk arriti të parandalonte qytetarët amerikanë që të përdornin platformën.

Pasi qeveria amerikane paditi Binance, Bitcoin pësoi rënien më të madhe të gati tre muajve. Bitcoin pësoi një rënie të menjëhershme pre 6 për qind.

Dy platforma ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa përmes bankës edhe nga Shqipëria.

Binance është gjithashtu nën hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për pastrim parash të dyshuar dhe shkelje të sanksioneve, sipas njerëzve të njohur me hetimin.

Binance u themelua në Shangai në vitin 2017 nga Zhao, një shtetas kanadez i lindur dhe rritur deri në moshën 12 vjeçare në Kinë.

Binance thotë se nuk ka një seli dhe nuk ka pranuar të deklarojë vendndodhjen e shkëmbimit të saj kryesor Binance.com.

/Motilokal.com