Po bëheni gati për fillim të javës, ky është moti në Shqipëri

Po bëheni gati për fillim të javës, ky është moti në Shqipëri

Pas një periudhe të gjatë me vranësira, shi e freski pranverore, java që presim do të sjellë diellin veror, kjo për shkak të depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi Evropën Qendrore dhe më pas edhe mbi vendit tonë.

Në këtë mënyrë, për të gjithë javën që presim moti parashikohet i kthjellët e me diell. Megjithatë, në relievet malore gjatë pasditeve do të ketë zhvillim vranësirash por kalimtare të cilat do të shoqërohen me rrebeshe shiu në formë shtrëngatash.

Të hënën pritet të mbajë mot i ngrohtë, i kthjellët dhe diell.

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e temperatura të larta.

E mërkura parashikohet me mot të ndryshueshëm, diell dhe vende-vende vranësira e rrebeshe shiu.

/Motilokal.com