Kushtojini vëmendje ilaçeve që merrni: Këto trajtime të lëkurës mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit

Kushtojini vëmendje ilaçeve që merrni: Këto trajtime të lëkurës mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit

Drita e diellit është burimi më i mirë i vitaminës D, por nëse jeni duke marrë medikamente të caktuara, mjeku juaj mund t'ju paralajmërojë të shmangni ekspozimin e zgjatur ndaj rrezeve të diellit.

GP Neel Patel paralajmëroi se medikamentet e akneve mund ta bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit.

"Shumë nga këto ilaçe kundër akneve e bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj dritës ultravjollcë (UV) nga dielli dhe burimeve artificiale si shtretërit për rrezitje", shpjegoi Patel.

Një nga arsyet kryesore është se lëkura juaj ka më shumë gjasa të “digjet” më shpejt kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Megjithatë, ky nuk është problemi i vetëm. Gjegjësisht, i ashtuquajturi fotosensitivitet mund të shkaktojë dëme të dhimbshme që janë shumë më serioze në krahasim me njerëzit që nuk marrin medikamente të caktuara dhe në këtë mënyrë rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës.

Doktor Patel paralajmëroi kundër disa medikamenteve dhe trajtimeve të akneve dhe shpjegoi se duhet të merren masa shtesë për t'i mbrojtur ato gjatë verës.

Një prej tyre është peroksidi i benzoilit, i cili më së shpeshti vjen në formën e një pastruesi të fytyrës. Ai tregon se kur përdorni produkte që e përmbajnë atë, duhet të shmangni rrezet e forta të diellit dhe të përdorni krem mbrojtës me SPF 30 ose më shumë.

Përveç kësaj, ai thekson se personat që marrin antibiotikë si tetraciklina, doksiciklina ose eritromicina, si dhe retinoidet dhe kapsulat Roaccutane duhet të ndjekin udhëzimet strikte të dermatologut për t'u mbrojtur dhe për të reduktuar rrezikun e kancerit të lëkurës.

/Motilokal.com