Komuna e Prishtinës në aksion, lirohen disa rrugë në lagjen Qëndresa/ FOTO

Komuna e Prishtinës në aksion, lirohen disa rrugë në lagjen Qëndresa/ FOTO

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ditë më parë, pas ankesave të shumta nga banorët e Lagjes Qëndresa, ka ndërmarrë një aksion për lirimin e disa rrugëve të kësaj lagjeje të cilat ishin bllokuar nga disa banorë duke vendosur pengesa të ndryshme, madje duke ndërtuar edhe mure në mesë të rrugëve.

Komuna e Prishtinës është zotuar se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të mundësuar qarkullimin e lirë dhe të papenguar të qytetarëve të Prishtinës.

“Lirim i rrugëve në kryeqytet do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të mundësuar qarkullimin e lirë dhe të papenguar të qytetarëve të Prishtinës sikur që do të vazhdojë edhe shqyrtimi i përgjegjësisë së atyre që kanë ndërmarrë veprime të tilla”, thuhet në njoftim.


/Motilokal.com