Moti nesër në Shqipëri do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.
Parashikohet i kthjellët e me diell, ku nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta. Temperaturat për ditën e mërkurë do të luhaten nga 24 deri në 29 gradë Celsius.
/Motilokal.com
