Largoni lodhjen me një pije të shëndetshme

Largoni lodhjen me një pije të shëndetshme

Ndjenja e lodhjes është një fenomen i përditshëm dhe me ndihmën e kësaj pije të shëndetshme do të shpëtoni në mënyrë efektive nga lodhja kronike.

Pastroni organizmin tuaj duke hequr qafe lodhjen. Bëjeni në një mënyrë të thjeshtë dhe të shijshme: kombinoni nëntë përbërës superushqimi në një smoothie të gjelbër që do të largojë substancat e dëmshme nga trupi dhe do t'ju mbushë me energji të shëndetshme.

Përbërësit e kërkuar:

1 filxhan çaj i gjelbër i ftohur

2-3 gjethe ose 1 lugë fara koriandër

1 filxhan perime me gjethe të gjelbëra të copëtuara sipas dëshirës tuaj

1 filxhan kastravec të copëtuar

1 filxhan ananas të copëtuar

lëng limon i freskët, i shtrydhur

1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët të grirë

½ avokado

Mënyra e përgatitjes së kësaj pije të shëndetshme është shumë e thjeshtë, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe t'i përzieni mirë në masë të caktuar.

/Motilokal.com