21 Qershor - Solstici i Verës, dita më e gjatë e vitit

21 Qershor - Solstici i Verës, dita më e gjatë e vitit

Sot, më 21 qershor në orën 16:57 të pasdite hymë edhe zyrtarisht në stinën e verës në sezonin më të nxehtë të vitit dhe ditën më të gjatë, e cila do të zgjasë 15 orë e 52 minuta, është dita e parë e verës, apo ndryshe e njohur si “Solistici Veror”.

Vera do të zgjasë deri më 23 shtator, kur fillon stina e vjeshtës.

Me gjithë bindjet e njerëzve se në këtë ditë Toka është më së afërmi me Diellin, në këtë moment ajo është më së largu.

Për banorët e hemisferës veriore të Tokës, aty ku bën pjesë Shqipëria dhe Kosova vera fillon në atë moment kur drejtimi i boshtit të pjesës veriore të Tokës është më së afërmi me Diellin. Atë ditë lartësia e Diellit në mesditë është më e madhja gjatë vitit.

Në atë moment për banorët në pjesën hemisferën jugore të Tokës fillon stina e dimrit.

Por as atje nuk është kryesisht ftohtë për shkak të largësisë së madhe nga Dielli, por për shkak se poli jugor qiellor është më së largu nga Dielli.

Për këtë arsye Dielli arrin lartësinë e mundshme më të vogël gjatë vitit. Është e kuptueshme se për të qenë ftohët kontribuon dita më e shkurtër, ndërsa në vendin e tretë për nga ndikimi dhe distanca e përmendur më e madhe e Tokës nga Dielli, sqarojnë astronomët.

Llogaritja e vitit bazohet, siç dihet, në orbitën vjetore të Tokës rreth Diellit. Kjo orbitë, e cila krijon alternimin e njëpasnjëshëm të stinëve të vitit, ka katër pika përcaktuese: ekuinoksin e pranverës (20 ose 21 mars), solsticin e verës (20 ose 21 qershor), ekuinoksin e vjeshtës (22 ose 23 shtator dhe solstici dimëror (21 ose 22 dhjetor). Këto data janë të vlefshme për hemisferën veriore dhe anasjelltas për hemisferën jugore.

/Motilokal.com