Në SHBA miratohet shitja e pulës nga laboratori, së shpejti edhe në restorante

Në SHBA miratohet shitja e pulës nga laboratori, së shpejti edhe në restorante

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar licenca për dy kompani për të shitur pulën e rritur direkt nga qelizat e kafshëve, duke i hapur rrugën mishit nga laboratori për konsum njerëzor.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë inspektoi dhe miratoi sistemet e sigurisë ushqimore në objektet e kompanive "Upside Foods" dhe "Good Meat", tha zëdhënësi i Ministrisë për agjencinë AFP.

Kompanitë njoftuan se produktet së shpejti do të jenë në dispozicion në restorante.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave u ka lëshuar licenca këtyre kompanive në muajin nëntor dhe javën e kaluar, pas kontrollit, është miratuar edhe përmbajtja në etiketat e produkteve të ardhshme.

"Ky miratim do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si mishi vjen në tryezën tonë. Është një hap i madh përpara drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme, një e ardhme që ruan zgjedhjen dhe jetën", tha Uma Valeti, shefe dhe themeluese e Upside Foods.

Pas miratimit, kjo kompani mori porosinë e parë nga restoranti “Bar Crenn” në San Francisko.

/Motilokal.com