Po bëni plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti në Shqipëri

Po bëni plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti në Shqipëri

Shqipëria gjatë ditës së premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i nxehtë, i kthjellët e diell dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore.

Ndërsa të shtunën parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira e reshje shiu. Reshjet e shiut vende-vende mund të jenë në formën e shtrëngatave. 

Edhe e diela pritet të mbajë me mot i ndryshueshëm diell, vranësira e reshje shiu, vende-vende me rrebeshe e shtrëngata.

/Motilokal.com