Po bëni plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti në Kosovë

Po bëni plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti në Kosovë

I nxehti afrikan pritet të depërtoj gjatë ditës së premte në Kosovë më temperatura tipike verore, duke sjellë vapën.

Të premten në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë e me diell. Por orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të vranësirave dhe rrebesheve të shiut me bubullima.

Ndërsa të shtunën parashihet ndryshim i motit me kalimin e një fronti të ftohtë. Gjatë kësaj dite priten rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima e shkarkime rrufesh, parashihet edhe breshër.

E diela parashihet të mbajë mot me vranësira e diell, mundësi për rrebeshe shiu.

/Motilokal.com