Po bëni plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti në Maqedoni

Po bëni plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell, ngrohtë e vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite kryesisht në zonat malore do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtëra në formë stuhie. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht e vranësira, pasdite dhe në mbrëmje do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër.

E diela pritet të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Pasdite do të jetë i paqëndrueshme, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

/Motilokal.com