Ujësjellësi “Prishtina”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se uji po keqpërdorët më të madhe.
“Papërgjegjësia e të papërgjegjshmëve duke siguruar ujë të pijshëm edhe për ujitjen e kopshteve të tyre, do i penalizon ata shumë shpejt”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Uji ka filluar të keqpërdoret me të madhe.
Si pasojë e personave të pandërgjegjshëm, uji nuk po arrijnë në pika të larta furnizuese, sidomos në zonat rurale.
Papërgjegjësia e të papërgjegjshmëve duke siguruar ujë të pijshëm edhe për ujitjen e kopshteve të tyre, do i penalizon ata shumë shpejt.
Inspektorët tanë do veprojnë sipas ligjeve në fuqi.
Derisa Ligjet ndëshkojnë të papërgjegjshmit, nuk ka formë tjetër për përveç ndëshkimeve.
Ju lutemi thirrni në numrin e telefonit pa pagesë 080090009 dhe denonconi rastet në anonimitet nga ora 08:00-22:00.
Të pakompromis ndaj vjedhjes së ujit të pijshëm!
/Motilokal.com
