WOW çfarë noti! 27 orë në det, ja çfarë thotë Eva Buzo pas një eksperience të jashtëzakonshme

WOW çfarë noti! 27 orë në det, ja çfarë thotë Eva Buzo pas një eksperience të jashtëzakonshme

Pasi ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, avokatja Eva Buzo, nga spitali i Vlorës ku po trajtohet, ka shprehur falënderime për të gjithë.

Buzo ka përshëndetur të gjithë ata që i qëndruan pranë, teksa shtoi se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për një observim për gjendjen time shëndetësore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti!”, tha ajo.

Sfidën, Buzo e ndërpreu rreth mesditës së të enjtes për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi gjatë udhëtimit.

Nga kripa e tepërt, ajo pësoi probleme me artikulimin ndërsa pati edhe pickime nga kandilat e detit.

/Motilokal.com