Themelohet Shoqata e Teknologjisë së Informacionit të Kosovës në kuadër të Odës Ekonomike

Themelohet Shoqata e Teknologjisë së Informacionit të Kosovës në kuadër të Odës Ekonomike

Më datë 23.06.2023, me iniciativën e Odës Ekonomike të Kosovës, është mbajtur mbledhja për themelimin e Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit të Kosovës, që përfshinë të gjithë bizneset e kësaj fushe.

Në këtë mbledhje u miratua Statuti dhe u përzgjedh Kuvendi, Këshilli Drejtues i Shoqatës.

Këshillin e Shoqatës e përbëjnë:

1. Armend Malazogu, “Cacttus Sha” –(Kryetari i Shoqatës)

2. Arita Tahiri, “Virtuo” – (Nënkryetare e Shoqatës)

3. Armend Zeqiraj, “XPERT”

4. Besart Gerguri, “TROKIT”

5. Muhamer Nuridini, “Protecht”

Pjesë e kësaj mbledhje ishte Kryetari i OEK-ut Lulzim Rafuna, drejtori i departamentit për Shoqata dhe Sektore Senad Murati, drejtori për Analiza dhe Komunikim Strategjik Besart Krasniqi dhe koordinatore për Shoqata Arta Haziri.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka mirëpritur këto kompani dhe anëtarët tjerë të Kuvendit të Shoqatës që ishin prezent dhe theksoi rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik-social të vendit.

Krahas të gjitha problemeve, Kryetari Rafuna vlerësoj tej mase punën e kompanive të ICT-së, duke i cilësuar si akterë shumë të rëndësishëm në rritjen e punësimit, ngritjen e vlerave ekonomike e sociale, ngritjen e imazhit të vendit dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e sektorit privat në Kosovë.

Oda Ekonomike e Kosovës falënderon të gjitha bizneset që ishin prezent për bashkëpunimin me OEK dhe do punohet për më të mirën e Shoqatës.

/Motilokal.com