Bie breshër në këtë zonë të Shqipërisë

Bie breshër në këtë zonë të Shqipërisë

Një stuhi breshri ka përfshirë pasditen djeshme territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, e konkretisht në Njesinë Administrative Fierz në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon, Fierz dhe në Njesinë Administrative Iballe në fshatin Iballe.

Bashkia e Fushë Arrëzit, përmes një njoftimi bën me dije se si pasojë e kësaj stuhie janë shkatërruar të gjitha kulturat bujqësore të këtyre bujqve, si dhe në bletari. Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer xhamat dhe dëmtime tjera në konstruksionet e tyre.

“Bashkia bashkë me Zyrën e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com