“Tërbohet moti”, shënohen dy viktima nga vërshimet në Pejë

“Tërbohet moti”, shënohen dy viktima nga vërshimet në Pejë

Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pejës janë shkaktuar vërshime më dëme në njerëz dhe materiale.

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë qytetin e Pejës këtë të shtunë.

Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se është shënuar edhe viktima e dytë si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se pas kërkimeve është gjetur pa shenja jete edhe nëna e fëmijës 5-vjeçar që humbi jetën në lagjen ‘Asllan Qeshme’.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё 24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tёdatës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.

/Motiloka.com