Peja një ditë pas - Humbje jete, vetura të shkatërruara, shtëpi të dëmtuara dhe reagimet e shtetit të Kosovë

Peja një ditë pas - Humbje jete, vetura të shkatërruara, shtëpi të dëmtuara dhe reagimet e shtetit të Kosovë

Në orët e vona të së shtunës moti i ligë kaploi Pejën, ku nga reshjet e shumta, i gjithë qyteti u përball me vërshime.

Nga situata e krijuar, dy persona humbjen jetën, të tjerë u lënduan dhe normalisht nuk munguan as dëmet e mëdha materiale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas humbjes së jetës së dy qytetarëve në qytetin e Pejës, si pasojë e vërshimeve.


Presidentja Osmani ka thënë se humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike.

“Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”, ka deklaruar ajo.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur më vërshimet dhe humbjen e dy jetëve në Pejë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar kreu i Qeverisë.

Ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme.

 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by motilokal.com (@motilokal)

/Motilokal.com