Moti sot pasdite në Shqipëri dhe Kosovë

Moti sot pasdite në Shqipëri dhe Kosovë

Moti sot pasdite në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Dita nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore. Hera-herës me rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore. Termometri pritet të shënon temperatura prej 22 deri në 26 °C.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira e intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime rrufesh, mundësi edhe për breshër. Reshje shiu parashihen edhe në Rajonin e Pejës, ku mbrëmë pati edhe vërshime të shpejta.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 18 deri në 24 °C.

/Motilokal.com