Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës tregon se si asistoi në shpëtimin e njerëzve nga vërshimet në Pejë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës tregon se si asistoi në shpëtimin e njerëzve nga vërshimet në Pejë

Peja gjatë mbrëmjes së shtunës është goditur nga rrebeshet e shiut, duke shkaktuar vërshime që pësuan dy jetë nëna më djalin e saj dhe dëme të shumta materiale.

Pjesë e aksionit për kërkim-shpëtim ka qenë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Gjatë orëve të vona të datës 24.06.2023 dhe orët e hershme të datës 25.06.2023 stacioni i ShKShMK-së në Pejë për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet intensive në qytetin e Pejës, është mobilizuar duke dalë në ndihmë në zonat e vërshuara në qytet.

Shpëtuesit tanë janë koordinuar me policinë dhe institucionet e tjera duke filluar aktivitetin e shpëtimit në zonat kritike ku qytetarët kishin nevojë për ndihmë, sipas informatave ishte lagjja "Asllan Qeshme".

Është ofruar ndihma për evakuimin e qytetarëve të ngujuar në pozita të rrezikshme me pamundësi të lëvizjes.

Pastaj me të marrë informata për personat e zhdukur ka filluar edhe kërkimi i tyre.

Në kërkim kanë marrë pjesë edhe qytetarët e zonës, fatkeqësisht pas disa orë kërkimesh arrihet në trupin e pajetë të një gruaje e cila e kishte humbur edhe fëmijën e saj në të njëjtin fatkeqësi natyrore.

Në qytetin e Pejës gjendja ishte alarmante, ka shumë prona të dëmtuara, vërshimet kanë qenë masive dhe tejet të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

I shprehim ngushëllime të thella familjarëve të viktimave,të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.


/Motilokal.com