Ky është moti për javën e ardhshme në Gjermani

Ky është moti për javën e ardhshme në Gjermani

Gjatë fillimit të javës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, e vranësirave dhe reshje shiu.

Në Berlin të hënën pritet të mbajë mot me diell paradite, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat për ditën e hënë do të luhatën nga 21 deri në 28 °C. Të martën parashihet mot pjesërisht me vranësira, diell dhe reshje shiu, me temperatura 16 deri në 26 °C. E mërkura parashihet me reshje të lehta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 15 deri në 19 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Munih do të jetë pothuajse i kthjellët dhe pjesërisht me re dhe riga lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 19 deri në 28 °C. Moti të martën në Munih parashihet të mbajë pjesërisht me re dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 21 °C. Pjesërisht me re e riga lokale shiu pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 13 deri në 18 °C.

Të hënën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me re e diell. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 28 °C. E marta do të jetë me mot të ndryshueshëm me vranësira e diell. Temperatura do të luhaten nga 17 deri në 23 °C. E mërkura parashihet të mbajë kryesisht me diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 17 deri në 22 °C.

Moti të hënën në Hamburg do të mbajë me vranësira, priten stuhi shiu me bubullima dhe rrufe. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së hënë do të luhatën nga 20 deri në 23 °C. Të martën pritet të kemi mot me vranësira e shi paradite, pasdite intervale me diell, me temperatura nga 17 deri në 20 °C. Dita e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell e re. Temperatura do të lëvizin prej 15 deri në 20 °C.

E hëna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me re e riga shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 21 deri në 27 °C. Moti të martën në Shtutgart parashihet të mbajë pjesërisht i vranët. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 21 °C. Pjesërisht me re e riga shiu pritet të jetë dita e mërkurë, ku temperaturat do të sillen nga 15 deri në 20 °C.

/Motilokal.com