Ky është moti për javën e ardhshme në Zvicër

Ky është moti për javën e ardhshme në Zvicër

Moti të hënën në Bazel do të mbajë kryesisht me diell, re dhe riga shiu. Temperaturat për ditën e hënën do të luhatën nga 21 deri në 27 °C. Të martën pritet mot pjesërisht i vranët e diell, temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 23 °C. E mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 16 deri në 23 °C.

Parashikimi i motit për ditën e hënë në Cyrih do të jetë kryesisht me kthjellime e diell, vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 21 deri në 26 °C. Moti të martën parashihet të mbajë me re e diell. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 22 °C. Dita e mërkurë parashihet të mbajë kryesisht me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 21 °C.

Të hënën në Gjenevë moti do të jetë me reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 27 °C. Ndërsa të martën do të mbajë pjesërisht me re. Temperatura do të luhaten nga 18 deri në 24 °C. Moti të mërkurën parashihet kryesisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 25 °C.

Në Lozanë të hënën do të mbajë mot pjesërisht me re e riga shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 21 deri në 27 °C. Ndërkaq, të martën pritet të kemi mot kryesisht me diell, temperatura do të luhaten nga 18 deri në 24 °C. Të mërkurën pritet mot pothuajse i kthjellët, ku temperaturat do të sillen nga 18 deri në 24 °C.

Ndërsa në Lugano të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 22 deri në 29. E marta parashihet të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 22 deri në 29 °C. Parashikimi i motit për të mërkurën do të jetë me diell. Temperaturat do të luhaten nga 20 deri në 29 °C

/Motilokal.com