Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës kryen edhe një operacion shpëtimi në këtë vend të Shqipërisë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës kryen edhe një operacion shpëtimi në këtë vend të Shqipërisë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se arritur t’i shpëtoj dy turistë të huaj në majën Jezercës, të cilët ishin të bllokuar.

Njoftimi i plotë: 

Me datën 25.06.2023 pranuam një thirrje për ndihmë nga Policia e Bajram Currit, stacioni në Valbonë.

Dy turistë gjatë ngjitjes për në majën e Jezercës ishin bllokuar përgjatë shtegut në lartësinë 2480m/lmd për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura pasi që terreni dhe shtegu i mbuluar me borë i kërkon.

Me një koordinim të shpejtë shpëtuesit tanë  nisen për në Valbonë.

Fatmirësisht hapet një dritare e përshtatshme e motit dhe ekuipazhi i helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë së bashku me Policinë dhe anëtarë të ShKShMK -së fluturojnë në afërsi të vendndodhjes së personave të bllokuar.

Personat evakuohen shëndosh e mirë në vendaterim dhe nga aty përcjellën në luginën e Valbonës

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për gatishmërinë, profesionalizmin dhe shpirtin human.

ShKShMK gjithmonë pranë komunitetit!


/Motilokal.com