Ky është moti për javën e ardhshme në Maqedoni

Ky është moti për javën e ardhshme në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare. Në zonat malore veriperëndimore do të ketë kushte për shfaqjen e reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtër dhe bubullima.

Dita e martë do të mbajë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

E mërkura do të jetë me diell dhe i ngrohtë e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Pasdite në pjesët veriore do të ketë kushte për jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

/Motilokal.com