Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës, që mos ta keqpërdorin ujin e pijshëm.
Sipas KRU “Prishtina” kërkesa për ujë ka filluar të rritet jashtëzakonisht, duke kërkuar që të shpenzohet në mënyrë racionale.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë!
Kërkesa për ujë ka filluar të rritet jashtëzakonisht.
E kuptojmë kërkesën racionale për ujë të pijshëm.
Destinimi i ujit të pijshëm për ujitje është i papranueshëm, andaj edhe reduktimet në disa pika furnizuese po bëhen për shkak të shpërdorimit.
Na ndihmoni të iu ofrojmë shërbime të mira, por kur ka keqpërdorime faji nuk është te ne.
Nuk ndjehemi aspak mirë kur ju nuk keni ujë, por përmes jush të vetëdijesohemi për përdorim të drejt të ujit.
/Motilokal.com
