Parashikimi i motit për ditën e mërkurë në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë në Shqipëri

Moti të mërkurën në Shqipëri parashikohet të jetë i nxehtë, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa në viset malore do të ketë edhe vranësira hera-herës deri të dendura. Vranësirat në këtë zonë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët por edhe shtrëngata afatshkurtra bashkë me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar. Termometri pritet të shënon temperatura prej 24 deri në 30 °C.

/Motilokal.com